22.8 C
Skopje
Thursday, May 2, 2024

“Rama ka një tufë me gabime, por ka dhe punë të mira”, Alfred Moisiu: Jam i pakënaqur nga SPAK, t’u bjerë në kokë të këqijave

Ish presidenti Alfred Moisiu ka qenë i ftuar ditën e sotme në Breaking në Top News.

I pyetur nga moderatori Xhoi Malësia se çfarë mendon për punën e kryeministrit, ai tha se Shqipëria ka ndryshuar dhe se Rama ka bërë edhe punë të mira, por edhe të këqija.

“Rama ka një tufë me gabime por ka dhe punë të mira ndaj unë e quaj me një sy, jo me dy. Shqipëria ka ndryshuar, por unë për vete jam i pakënaqur”, tha ai.

Sipas ish-presidentit, SPAK duhet të godasë më fort pasi peshku qelbet nga “koka”.

“Korrupsioni është rritur, jam i pakënaqur nga puna e SPAK, të punojë më fort t’u bjerë në kokë të këqijave. Peshku qelbet nga koka, duhet të jenë të ashpër”, u shpreh ish-presidenti në Top News.

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit