16.8 C
Skopje
Friday, May 17, 2024

Fejzi Hajdari: Ali Ahmeti është fajtor për që shqiptarët quhen 20% e jo Mickoski!

Gazetari dhe botuesi i gazetës “Lajm” Fejzi Hajdari ka dërguar akuza ndaj BDI-së. Ai thotë se nuk kanë faj as lideri aktual i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski e asnjë politikan për pozitën në të cilën momentalisht gjenden shqiptarët! Sipas gazetarit Hajdari, Fajtor është BDI.

Statusi i plotë i gazetarit Fejzi Hajdari:

“Sa “idijot” ky Mickovski, që po “kërkon shtet vetëm të maqedonasve”, por edhe më idijot Ali Ahmeti, i cili me pozitën superiore nga lufta e 2001-shit, lejoi që të gjitha qeveritë, popullin shqiptar ta quajnë me emër fyes kushtetues: “popull 20%” dhe “gjuhë 20%”. 

Të këqijat nga viti 2001, nuk na erdhën nga Mickovski, Cervenkovski Zaevi e Gruevski, por nga pazaret që Ali Ahmeti (BDI) i bëri me këta, kuptohet, në dëm të shqiptarëve.

Rregullimi i statusit të ish-ushtarëve të UÇK-së, është pjesë e dispozitave të Marrëveshjes së Ohrit, pse Ahmeti nuk e rregulloi, siç po i rregullon tenderat milionëshe dhe Soravinë. 

Mos po doni me e akuzu edhe për këtë Mickoskin dhe Zaevin?”

Oooo Ali Ahmeti, “Bombat” i bëre pazar me Zaevi dhe i sanksionuat me Ligj, vetëm e vetëm për të mos dal në shesh turpi dhe lojërat e pista që i kishe bërë ti me maqedonasit dhe bandën kriminale partiake”.

Linku i postimit në Facebook:

https://www.facebook.com/share/p/ma5QVP3Ngj27c6om/?mibextid=Nif5oz

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit