12.8 C
Skopje
Monday, May 6, 2024

Qëndrim joserioz nga ana e prokurorisë, dëshmitarët e prokurorisë nuk janë paraqitur në seancën e rastit për Klinikën Zhan Mitrev

Sërish shtyhet seanca e sotme për rastin kundër Klinikës Zhan Mitrev dhe doktorit Zhan Mitrev për shkak të qëndrimit joserioz të prokurorisë. Megjithëse ishte planifikuar siç duhet dhe ftesa iu dërgua të gjitha palëve të interesuara, gjyqtari u detyrua ta anulonte atë.
Në seancën e sotme ishin parashikuar të jepeshin deklaratat e dëshmitarëve të prokurorisë. Por njëri nga dëshmitarët është paraqitur pa kartën e identifikimit, e cila është e detyrueshme gjatë dhënies së dëshmisë para gjyqtarit dhe dëshmitari i dytë nuk është paraqitur për shkak se nuk është njoftuar për prani në seancën e sotme. Seanca e ditës së sotme është shtyrë për shkak të mungesës së kushteve objektive për mbajtjen e saj.

Ndryshe nga qëndrimi joserioz i prokurorisë, doktor Mitrev është paraqitur në seancë pavarësisht lëndimit që ka pasur nga i cili dy muaj më parë nuk ka pasur mundësi të lëvizë. Mbrojtja njoftoi gjykatën se tortura e vazhdueshme psikologjike e doktor Mitrevit, e cila filloi me një histori të sajuar, vazhdon me një tjetër tentativë morbide në formën e një fotografie të sajuar të publikuar në rrjetet sociale vetëm pak ditë para seancës në të cilën dr. Mitrev duket i mbuluar në gjak sikur të jetë sulmuar me armë zjarri dhe me tekstin “është vrar mjeku i njohur maqedonas”.

Pas kësaj, mbrojtja shtroi pyetjen se cili është mesazhi i kësaj torture të vazhdueshme ndaj të akuzuarit, dhe a ka për qëllim shkatërrimin psikologjik të kardiokirurgut të njohur për të marrë nën kontroll klinikën e tij. A është një mesazh kjo foto në të cilën duket i vrarë dr. Zhan Mitrev se kështu do të jetë përfundimi i tij?

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit