12.8 C
Skopje
Thursday, May 23, 2024

Publikohet thirrje publike për ndarjen e tokës bujqësore shtetërore

Agronomi Saliji: Kushtet jo të favorshme klimatike ndikojnë në uljen e cilësisë së grurit

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave prej dje ka publikuar thirrje publike për ndarjen e 1.776 hektarëve tokë bujqësore shtetërore mbi 3 hektarë për ngritjen e plantacioneve afatgjatë.

Një vendim i tillë i ministrisë, i dedikohet nxitjes së rritjes së përpunimit të tokave bujqësore në Maqedoninë e Veriut. Edhe pse gjysma e vendit është tokë bujqësore, megjithatë as gjysma e kësaj sipërfaqe nuk shfrytëzohet për të mbjella.

Shkaqet për këtë janë të ndryshme, duke nisur nga ato ekonomike si dhe politikat e këqija bujqësore që krijojnë pakënaqësi te bujqësi.

Sipas agronomit Alirami Saliji së fundmi, edhe kushtet klimatike ndikojnë te fermerët. Ai tha se, kushtet jo të favorshme klimatike që kanë mbizotëruar këtë vit, edhe cilësia e grurit edhe rendimenti këtë vit kanë qenë në nivel të ulët.

“Sipërfaqet të mbjellura me grurë kanë qenë me rendiment kanë qenë më të ulët, por për fat të keq edhe cilësia e prodhimit ka qenë më e ulët, në krahasim me vitet e tjera paraprake. Faktorë të cilët kanë ndikuar në këtë ulje fillimisht të rendimentit, por edhe të cilësisë së drithërave në përgjithësi kanë qenë pikërisht kushtet klimatike, apo lagështia e tepërt në momentin e formimit të kokrrës”, thotë agronomi, Alirami Saliji.

Sa i përket të mbjellurave vjeshtore, ai tha se veç më ka filluar dhe afati kalendarik për mbjelljen kulturave vjeshtore, ku bën pjesë edhe gruri është mesi i tetorit deri në fund të nëntorit.

“Pas këtyre të reshurave të ditëve të fundit, besoj se janë krijuar të reshura të mira klimatike dhe ato tokësore për një përgatitje të mirë të sipërfaqes së cilës fermerët planifikojnë ta mbjellin me kulturën e drithërave, konkretisht me kulturën e grurit”, thotë agronomi Saliji.

Në nivel vendi diku janë 80 mijë hektarë sipërfaqe me drithëra. Nga këto sipërfaqe në rajonin e Pollogut janë diku nga 6-7 mijë hektar që mbjellën me kulturën e grurit./KlanMacedonia

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit