13.8 C
Skopje
Wednesday, April 24, 2024

Nisi llogaritja dimërore e kohës – moti me diell dhe temperatura mbi mesataren!

Kanioni i Matkës vazhdon të tërheqë turistë të huaj e të vendit

Dita e parë me llogaritjen dimërore të kohës, solli mot me diell dhe të ngrohtë në vendin tonë.

Moti i këtillë ka ndikuar që të shtohet frekuentimi i vendeve turistike. Kanioni i Matkës, padyshim se paraqet “magnet për vizitorët”

“Jemi prej Gjilanit, po për herë të parë po vijmë nuk kemi qenë mirë shumë, shumë mirë kam ardhur me të gjitha kojshiket 15 persona jemi vetëm prej fshatit tonë, mirë shumë po kalojmë kemi ardhur për herë të parë nuk kemi diçka që mund të ankohemi prej këtu shumë mirë”.

“Nga Presheva.

A vini për herë të parë?

Po për herë të parë.

Si po ju duket?

Mirë shumë mirë kemi kaluar, shumë vend i mirë, mirë shumë mirë koha e mirë kemi kaluar shumë mirë, përsëri do të vijmë sot ishte hera e parë do të vijmë përsëri”.

E veç tyre nuk mungonin edhe turistët e huaj që kishin zgjedhur edhe Kanionin e Matkës për t`i dhënë fund pushimit të tyre në vendin tonë.

”Nga Hungaria, po është hera e parë që vijmë, ky është një vend shumë i mirë.

Jeni këtu me familjen?

Po, do të qëndrojmë edhe tre ditë këtu”.

“Nga Stambolli, këtu po vijmë për herë të parë duket shumë bukur. Do të shkojmë edhe në Shqipëri nga atje në Kosovë, Prishtinë nga atje me siguri do të vijmë sërish këtu. Kam ardhur me shokun e punës kemi ardhur ndërsa sot e kemi ditën e fundit. Koha, koha është pak ftohtë këtu sidomos në mengjes përndyshe gjithçka është bukur këtu”.

Moti me diell me me temperatura që nuk janë të zakonshme për këtë periudhë të vitit, sipas metereologëve, do të vazhdojë edhe në ditët e para të Nëntorit. Sipas tyre, temperaturat ditore do të shkojnë mbi 20, kurse vala e parë e të ftohtit nga veriu, pritet në fund të nëntorit./KlanMacedonia

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit