Paris Saint-Germain pritet të vendosë një rekord të ri në historinë e Topit të Artë, pasi 10 futbollistë të klubit francez parashikohet të jenë pjesë e listës prej 30 të nominuarish për edicionin e vitit 2026.
Sipas gazetarit Ben Jacobs, në listën që pritet të publikohet nga France Football mund të përfshihen Ousmane Dembélé, Khvicha Kvaratskhelia, Désiré Doué, Vitinha, Fabián Ruiz, João Neves, Willian Pacho, Achraf Hakimi, Nuno Mendes dhe Bradley Barcola, i cili tashmë është pjesë e Liverpoolit.
Nëse këto parashikime konfirmohen, PSG do të thyejë rekordin e vendosur nga vetë klubi një vit më parë, kur kishte nëntë futbollistë të nominuar.
Kështu, klubi parisien pritet të ketë përfaqësues në të gjitha repartet e fushës, me katër sulmues, tre mesfushorë dhe tre mbrojtës.






