A do të kalojë në VLEN?! Ja si përgjigjet Valbon Limani!

Advertisement

Pas spekulimeve të fundit se mund të largohet nga Aleanca për Shqiptarët (ASH) dhe t’i bashkohet koalicionit VLEN, kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka bërë një reagim të shkurtër në rrjetet sociale.

Limani ka publikuar një fotografi nga një foltore e ASH-së, ndërsa krahas saj ka shkruar: “Qetësisht, vendosmërisht, krenarisht!”

Mesazhi i shkurtër i Limanit vjen në një kohë kur në opinion qarkullojnë zëra për një të ardhme të mundshme politike të tij brenda VLEN-it.

Megjithatë, Limani në këtë postim nuk ka përmendur VLEN-in dhe as nuk ka dhënë ndonjë sqarim të drejtpërdrejtë lidhur me spekulimet për largimin e tij nga ASH./ZYRTARE.NET

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit