31.8 C
Skopje
Sunday, June 15, 2025

Pse Evropa nuk po i luan të gjitha kartat në ‘luftën’ e tarifave doganore? Tani është pothuajse pa mjete hakmarrjeje

Pas Ditës së Çlirimit më 2 prill, me shpalljen e tarifave “reciproke” nga 20% deri në 25% mbi një eksport me vlerë 605 miliardë dollarë, ministrat europianë u shtynë të bëjnë një pyetje: ishte ky momenti për të marrë në dorë “bazukën tregtare”? Bazuka është një mjet i ri për Bashkimin Europian, i ndërtuar një vit e gjysmë më parë nën emrin “instrumenti kundër shantazhit”. Bëhet fjalë për një procedurë të shpejtë që i jep Brukselit mundësinë të vendosë sanksione — përfshirë tarifat doganore — ndaj vendeve që përpiqen të ushtrojnë ndaj Europës një shantazh tregtar, financiar apo industrial. Ai vihet në funksion nëse Komisioni Europian konstaton se ekziston rreziku i shantazhit; me fjalë të tjera, bazuka ngarkohet me qëllim frikësimi dhe aktivizohet vetëm nëse dhe kur është e nevojshme.

Në fund, gjatë javës së parë të prillit, ministrat e Tregtisë së 27 vendeve anëtare ndoqën një rrugë tjetër: Bashkimi Europian do të vendoste tarifa prej 25% mbi importet nga Shtetet e Bashkuara me vlerë 21 miliardë euro (24 miliardë dollarë), që përfaqësojnë 6.5% të shitjeve të produkteve bujqësore apo industriale amerikane në Europë. Jo vetëm që instrumenti “kundër shantazhit” nuk u vu në veprim, por nuk u nisën as procedurat për ta pasur të gatshëm në rast nevoje

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit