Pse edhe Bekim Qoku nuk ishte në 2-vjetorin e qeverisjes së VLEN? Ja si përgjigjet ai

Advertisement

Në eventin ku VLEN shënoi dyvjetorin e qeverisjes, munguan një numër i madh funksionarësh kyç, ndër ta edhe përfaqësuesi i Lëvizja Vetëvendosje dhe koordinatori i Grupit Parlamentar, Bekim Qoku.

Në opinion po flitet se Qoku, njësoj si shumë të tjerë, nuk ka marrë pjesë në event për shkak të përplasjeve dhe pakënaqësive që janë krijuar brenda VLEN-it lidhur me ndarjen e resorëve të rinj në kuadër të rekonstruimit të Qeverisë.

I pyetur nga Ora24.tv⁠ për arsyet e mospjesëmarrjes, Qoku u përgjigj shkurt:

“Gjithçka është në suaza të normales.”

Në aktivitetin e djeshëm të VLEN-it munguan ministra, deputetë, por edhe kryetarë komunash. Ndër ta ishte edhe kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, i cili më pas u shfaq në krah të Ali Ahmeti në një event përkujtimor për një ish-komandant të UÇK-së. /Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit