14.8 C
Skopje

Prokuroria tërhoqi akuzat për Gruevskin dhe Peshenvskin, u vjetëruan veprat penale në lëndën “Trajektorja”

U ndërpre gjyqi për ndërtimin e autostradave kineze, që ish-PSP-ja e ushëhiqte me emrin e koduar Trajektorja. Prokurorja Lile Stefanova në seancën e sotme tërhoqi akuzat ndaj Nikolla Gruevskit, Vlladimir Peshevskit, Mile Janakieskit dhe Ljupço Gjorgjievskit, të cilët ishin përgjegjës për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Në vendimin për tërheqjen e aktakuzës, Stefanova tha se këtë e bën për shkak të ndryshimeve të Kodit Penal, me të cilat u zvogëluan dënimet dhe kështu u vjetëruan veprat penale që i ngarkoheshin të pandehurve, transmeton Portalb.mk.

Gjyqi për këtë rast ka filluar në vitin 2018 dhe nuk ka marrë asnjëherë vendim të shkallës së parë.

Rasti “Trajektorja” ka të bëjë me procedurën për zgjedhje të kompanisë për ndërtim të autostradave Milladinovci – Shtip dhe Kërçovë – Ohër dhe në të të akuzuar jishin ish-kryeministri Nikolla Gruevski, i cili gjykohej në mungesë, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, ish-zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski dhe ish-drejtori i NP “Rrugë shtetërore”, Ljupço Georgievski.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 ndërmorën disa veprime me të cilat në procedurën për zgjedhje të kompanisë për ndërtim të autostradave Milladinovci – Shtip dhe Kërçovë – Ohër i shfrytëzuan dhe i tejkaluan autorizimet e tyre. Me atë i shkaktuan dëm buxhetit prej së paku 155 milionë eurove.

Kujtojmë se ndryshimet në Kodin Penal, të cilat Qeveria i përcaktoi “fshehurazi” dhe Kuvendi i miratoi  në mënyrë eksprese pas procedurës së shkurtuar (me flamur evropian), dhe i nënshkroi presidenti Stevo Pendarovski, u botuan në “Gazetën Zyrtare” të datës 7 shtator 2023.

Ndryshimet lidhen me 38 nene të Kodit Penal, nga të cilët qeveria tha se 35 janë për përputhje me direktivat e BE. Ajo që shkaktoi një stuhi reagimesh negative në opinion është se ndryshimet përfshinin ndryshime në nenet që kanë të bëjnë me shpërdorimin e pozitës dhe kompetencave zyrtare (neni 353) dhe bashkim kriminal (neni 394). Me votimin, deputetët ulën dënimet e parashikuara për të dyja veprat, vendosën kufirin maksimal të dënimit dhe shfuqizuan një paragraf nga neni për shpërdorimin e pozitës dhe kompetencave zyrtare. Duke vepruar kështu, ata parashikuan vjetërsimin e mëhershëm të veprave kriminale.

Këto ndryshime i kritikoi edhe bashkësia ndërkombëtare, sektori civil, mediat, opozita, megjithatë zëri i të gjithëve, ra në vesh të shurdhër.

Ndryshime të tilla ligjore VMRO-DPMNE-ja i kishte kërkuar në vitin 2018 në takimet e atëhershme të kryesisë së Zoran Zaevit dhe Hristijan Mickoskit, me qëllim të vjetërsimit të veprave të ish-funksionarëve të akuzuar nga Qeveria e Nikolla Gruevskit.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit