Mal i Zi prej sot vendosi viza për 5 shtete, mes tyre Turqia, Rusia…

Advertisement

Mali i Zi nga sot, 1 nëntor, vendos regjim vizash për shtetasit e Bjellorusisë, Kinës, Rusisë, Arabisë Saudite dhe Turqisë, në kuadër të harmonizimit të politikës së vizave me politikën e Bashkimit Evropian dhe detyrimeve në procesin e anëtarësimit në BE.

Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi njoftoi se Ambasada e Bjellorusisë ka njoftuar zyrtarisht Podgoricën se nga 1 nëntori edhe shtetasve të Malit të Zi do t’u nevojitet vizë për të hyrë në Bjellorusi, transmeton CDM.

Po ashtu, shtetasit e Malit të Zi do të mund të udhëtojnë në Kinë pa vizë deri më 31 dhjetor 2026, sipas informacioneve nga ambasada kineze në Podgoricë.(INA)

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit