2.8 C
Skopje
Saturday, December 14, 2024

Profesori Ali Pajaziti fitues i çmimit “13 NËNTORI”

Profesori universitar, sociologu Ali Pajaziti, brenda një jave, fiton edhe çmimin e dytë. Pasi disa ditë më parë në Vlorë, fitoi çmimin “Ambasador i Paqës”, sot e mori edhe çmimin e dytë, këtë radhë vendor, atë të Qytetit të Shkupit “13 Nëntori” për kontributin e tij në sferën e shkencës: sociologjisë.

“Ndjehem krenar që çmohem pas fitimit të EACME (European Association of Centres of Medical Ethics, Pragë, 2008), atij të Performancës së Lartë në UEJL (2013), shpërblimit Publikimi më i mirë akademik i vitit (ALBSA & AIS, 2016), Çmimit “Ambasador i Paqës” (Universal Peace Federation, 2023) para disa ditëve, tani e fitoj edhe këtë të qytetit tim, të Shkupit”, shprehet profesori Ali Pajaziti.

Ky shpërblim, që u jepet personave fizikë dhe juridikë dhe që ka për qëllim promovimin e vlerave të mirëfillta, akordohet për shumë kategori si kultura, arsimi, shkenca, arti, arkitektura, shëndetësia, sporti etj.

Çmimi “13 Nëntori” që nga viti 1955 iu jepet qytetarëve të dalluar, ndërtuesve të kulturës dhe jetës së përgjithshme të kryeqytetit të RMV-së, figurave që kontribuojnë në përparimin dhe afirmimin e këtij entiteti urban në planin lokal dhe global.

Në mesin e fituesve ishin edhe akademiku Urosheviq, doajeni i aktrimit Çorevski, i gazetarisë sportive Kostovski dhe figura të tjera./Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit