Një shtetas bullgar është privuar nga liria në Pikën Kufitare Bogorodicë, nën dyshimin për falsifikim dokumenti.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se më 2 tetor, rreth orës 09:50, policia ka ndaluar 58-vjeçarin me inicialet I.A.I.
Ai dyshohet se ka kryer veprën penale „falsifikimi i dokumentit“, të paraparë në nenin 378 të Kodit Penal.
Për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa shtetasi bullgar është dërguar në Stacionin Policor në Gjevgjeli.
Pas kompletimit të dokumentacionit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.






