Kryeministri Hristian Mickoski sot deklaroi se Qeveria, që nga fillimi i mandatit të vet, ka siguruar rreth gjysmë miliardi euro për projekte të vetëqeverisjes lokale dhe komunat, duke vlerësuar se bëhet fjalë për mbështetje serioze dhe politikë të Qeverisë që nga fillimi.
Mickoski, i cili sot inspektoi aktivitetet ndërtimore të urës në rrugën “Lubljanksa”, theksoi se Qeveria i mbështetë komuant dhe vetëqeverisjen lokale si asnjë qeveri më parë.
“Që nga fillimi, kur u zgjodh kjo Qeveri, pra rreth 27 muaj më parë, projektet që i financojmë drejtpërdrejt nga buxheti qendror arrijnë në rreth gjysmë miliardë euro. Dhe nëse shikoni pas, ndoshta gjatë 35 viteve të pavarësisë, deri më tani nuk janë financuar kaq shumë projekte nga Qeveria qendrore për vetëqeverisjen lokale dhe komunat”, theksoi Mickoski.
Ai vlerësoi se kjo përbën mbështetje serioze për komunat dhe përfaqëson diçka që për ne si Qeveri është politikë që nga fillimi dhe kështu do të vazhdojmë edhe në periudhën që vijon.
Mickoski informoi se një pjesë e madhe e komunave po përgatisin projekte për ciklin e ardhshëm, të cilin do ta financonte Qeveria, dhe vlerësoj se në këtë mënyrë i përmirësojmë kushtet e jetesës së qytetarëve, ua përmirësojmë mënyrën e jetesës.
“Një pjesë e madhe e komunave po përgatisin projekte për ciklin e ardhshëm të cilin do ta financonte Qeveria dhe vlerësoj se në atë mënyrë i përmirësojmë kushtet për jetë të qytetarëve, ua përmirësojmë mënyrën e jetesës”, tha Mickoski.
Kryeministri theksoi se probleme ka, ato probleme janë grumbulluar ndër vite, sfida ka, sfidat janë të pranishme prej dekadash. Në varësi të burimeve dhe prioriteteve, këto sfida tejkalohen dhe problemet zgjidhen.
Mickoski e ceki strategjinë e Qeverisë, sipas së cilës qëllimi është të mos krijohen probleme të reja, por të zgjidhen të vjetrat dhe të përfundohen projektet e filluara.
“Ja, dëgjuat, besoj, se këto tre apo katër projekte kapitale që do të përfundojnë për qytetin e Shkupit deri në Vitin e Ri, vlerësoj se do ta përmirësojnë ndjeshëm mënyrën e funksionimit të qytetit të Shkupit, por edhe të atyre që e vizitojnë shpesh Shkupin”, tha Mickoski.
“Do të doja t’i përgëzoja kryetarët e komunave që janë këtu me mua, t’i falënderoja këshilltarët që e mbështesin punën, si dhe deputetët që luftojnë për një projekt më shumë në komunat nga vijnë. Si Kryetari Qeverisë mund të them se dëshiroj të ketë edhe më shumë projekte që ne si Qeveri do t’i financonim në periudhën që vijon”, tha në fund Mickoski.






