Më 27.04.2026, në fshatin Brodec, rrethina e Shkupit, nëpunësit policorë të SP Mirkovc privuan nga liria F.J. (26) nga rrethina e Shkupit. Ai u kap duke transportuar dru për ngrohje me një automjet “Opel Astra” me targa të Tetovës, pa vulë dhe dokumentacion të nevojshëm.
Gjatë kontrollit u konstatua gjithashtu se automjeti kishte leje qarkullimi të skaduar, ndërsa F.J. nuk posedonte patentë shoferi. Prokurori publik është njoftuar dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj F.J. do të parashtrohen parashtresat ligjore përkatëse.





