13.8 C
Skopje
Tuesday, May 28, 2024

Presidenti kinez arrin në ShBA para samitit me Biden

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka arritur në ShBA për vizitën e parë në gjashtë vjet.

Ai pritet që të takohet me presidentin Joe Biden afër San Franciskos mëngjesin e kësaj të mërkure. Më pastaj ata do ta përcjellin bashkë samitin e 21 vendeve anëtare të grupit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor.

Ky samit do të jetë takimi i tyre i parë ballë për ballë brenda vitit, raporton AlJazeera.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se qëllimi i bisedimeve të tyre bilaterale këtë javë ishte rikthimi i komunikimit normal me Pekinin, përfshirë bisedimet direkte ushtri me ushtri.

“Nuk jemi duke provuar që të shkëputemi nga Kina. Ne jemi duke provuar që të bëjmë ndryshime për një marrëdhënie më të mirë”, tha Biden para nisjes për San Francisco.

 

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit