7.8 C
Skopje
Tuesday, December 10, 2024

Operacioni i rrallë në QSUT, mjeku: Nga katër raste në botë, i pari i mjekuar

Personeli shëndetësor i Shërbimit të Kirurgjisë Orale dhe Maksilofaciale, në QSUT në Tiranë, realizoi përpara disa ditësh një operacion tepër të rrallë tek një fëmijë i diagnostikuar me një sindromë të rrallë, FHEIG Sindromë, i pari rast i evidentuar në Shqipëri.

I ftuar në emisionin “Goodmorning Albanians”, në Euronews Albania, Dr. Arlind Myftarin, pjesë e ekipit të mjekëve që zhvilluan ndërhyrjen, zbuloi dhe të pathënat e operacionit të rrallë.

Mjeku theksoi se ndërhyrja ishte tepër e vështirë pasi nuk kishte një referencë ku të bazoheshin. Sipas tij ky është rasti i parë në botë ku një sëmundje e tillë mjekohet përmes ndërhyrjes kirurgjikale.

Ai tha se në internet ekzistojnë vetëm 3 raste të tjera të evidentuara, por asnjë prej tyre e mjekuar.

“Genetikisht fillimisht nuk ka pasur prani fare. Dërgohet analiza në Gjermani, i është bërë tre herë përsëritje pasi dhe vetë laboratori në Gjermani ishte pak i pasigurt për të dhënë një përgjigje, pasi është një përgjigje goxha e rëndë. E kanë përsëritur tre herë analizën dhe u vonuan tre ose katër muaj. Pasi ka ardhur përgjigjja, ne paraprakisht ishim në dijeni se mund të ishte e njëjta gjë. Kemi parë në protokolle dhe kemi diskutuar me mjekë. Nuk kishim ku të mbështeteshim, pasi ka pasur tre raste të evidentuara por jo të mjekuara. Tre raste që janë në internet janë të evidentuar me këtë lloj sëmundjeje por në asnjërën prej tyre nuk është bërë intervent. Nuk ka një lloj databaze apo shkrimi ku ky paciant me këtë diagnozë përveç mjekimit që ka marë ka dhe këtë lloj kirurgjie që i është bërë”, tha mjeku.

Myftari shtoi se ishte insistimi i prindërve që operacioni të kryhej në Shqipëri, pasi besonin te mjekët që kishin ndjekur sëmundjen e fëmijës për 3 vite rresht.

“Kur kam marrë përgjigjen qëllova rastësisht në një fondacion që dërgonin fëmijët jashtë shtetit, në Vjenë dhe Austri. Dhe ua referova si mundësi prindërve për t’i ndihmuar, pasi më dhimbseshin. Por ishte kërkesa dhe insistimi i prindërve, i të ëmës dhe i të atit që fëmija të operohej në Shqipëri. Më ka bërë çudi se shqipatrët kur u thua shko jashtë i ke të gjitha të paguara dhe operohu aty nuk kundërshtojnë. Ky ishte rasti i parë që kërkuan të operoheshin këtu”, tha doktori.

Operacioni u realizua nga Dr. Arlind Myftarin, Dr. Sh. M. Bensar Shuteriqi, Dr. Alba Bimo si dhe stafi i infermierve dhe asistues i QSUT. /Telegrafi/

 

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit