17.8 C
Skopje
Sunday, May 5, 2024

Politizimi i universiteteve përmes ndarjes së çmimeve

Këta [funksionarët] janë shkaktarët që rinia po ikën prej vendit tonë, ndërsa tani kanë ardhur këtu të bëjnë zhurmë për rininë, t’i tregojnë rinisë se këtu është më mirë”. Kështu tha një student që po protestonte bashkë me të tjerët para Universitetit të Tetovës (UT), ku të enjten ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, mbajti një ligjëratë për integrimin evropian dhe fenomenin e largimit të të rinjve.

Studentët janë ankuar për politizimin e arsimit të lartë dhe dëshmi për këtë, sipas tyre, është përzgjedhja e studentëve që do të merrnin pjesë në ligjëratën e Osmanit.

“Këta kanë ardhur për interesat e tyre personale dhe politike, domethënë janë zgjedhur studentët që kanë mundur të hyjnë brenda, ata që janë të Bashkimit Demokratik për Integrim”, u shpreh studenti protestues.

Por, Osmani tha se në Universitetin e Tetovës nuk ka shkuar si përfaqësues i partisë politike, por si ministër i Jashtëm, në kuadër të një programi që do të realizojë edhe në institucionet tjera të arsimit të lartë.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit