26.8 C
Skopje
Tuesday, May 21, 2024

Poligraf”: Kush dezinformon se në Maqedoni nuk ka pasur dhe nuk ka ndikim rus

Pavarësisht hulumtimeve dhe provave të shumta për ndikimin e padyshimtë rus në vend, disa politikanë dhe gazetarë pretendojnë se nuk ka pasur dhe nuk ka ndikim të tillë.

Për shembull, më 23 shkurt 2024, pretendim të tillë të pabazë bëri ish-ministri dhe ambasadori Marjan Gjorçev në podkastin “Politikantë”.

“Për shembull, në Maqedoni habitem kur dikush flet për ndikimin rus. Njerëz, Rusia nuk ka pasur kurrë ndikim në Maqedoni.”, deklaroi Gjorçev.

Edhe në kolumnë të Branko Geroskit më 27 shkurt 2024, autori shkruan për “të vërtetën e dhimbshme se tregimi për ndikimin rus në vendin tonë është lajm i rremë…”.

Mirëpo, këto pretendime janë hedhur poshtë nga më tepër studime, të cilat konstatojnë një ndikim të padyshimtë rus në vend. Për shembull, në hulumtimin e Metamorfozis “Efekti i dezinformatave dhe ndikimeve të huaja në proceset demokratike në Maqedoninë e Veriut”, thuhet se “ndikimi rus në vend u vlerësua si më i fuqishmi nga të gjitha ndikimet e huaja”.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit