Bozhinovska: Ndjekim me vëmendje çmimet e energjisë

Advertisement

Kriza energjetike dhe lëvizja e çmimeve në sektorin energjetik ndiqen me kujdes nga ana e Qeverisë dhe institucionet kompetente, thotë ministrja e Energjetikës, Sanja Bozhinovska.

Masat e marra nga Qeveria për ulje të çmimit të derivateve të naftës dhe masat në drejtim të çmimit të energjisë elektrike bëhen për të ruajtur standardin e qytetarëve dhe stabilitetin ekonomik, thotë ministrja Bozhinovska.

“Nuk kemi pasur shok të çmimeve, kemi çmimet më të ulëta të derivateve të naftës, ashtu që atë çfarë paraqesin kompanitë te komisioni rregullator është obligim i komisionit rregullator, që të shohim se cili do të jetë vendimi i tyre, nëse do të ketë rritje të çmimit. Çmimi aktual që e shet ESM-ja është 65 euro që nënkupton se me vetëdije, vetëm për qytetarët ne e shesim energjinë elektrike dyfish më të lirë, por sa i përket gazit ne po e ndjekim situatën  me çmimet e gazit dhe aty çmimi ndryshon çdo ditë.”, – deklaroi ministrja e Energjetikës, Sanja Bozhinovska.

Ministrja Bozhinovska në hapjen e Panairit të Energjisë, Teknologjisë dhe Inovacioneve “Energo Tehnoma 2026” tha se aktualisht po punohet për rritjen e kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.

“Si të prodhojmë më shumë resurse më të vogla, si ta ulim konsumin e energjisë dhe si ta rrisim dhe ta optimizojmë procesin dhe gjithsesi ta bëjmë këtë industri më të qëndrueshme? Si ministri do të jemi të përkushtuar për të ruajtur stabilitetin, për të rritur investimet dhe për ta zhvilluar sektorin energjetik, që do t’i përgjigjet nevojave të qytetarëve, ekonomisë dhe t’i përgjigjet obligimeve ndaj Bashkimit Evropian.”, – theksoi ministrja e Energjetikës, Sanja Bozhinovska.

Aktualisht elektranat e Maqedonisë e shesin energjinë elektrike me çmim më të ulët për furnizuesin universal EVN Home, nga ana tjetër MEPSO ka kërkuar rritjen e tarifës së transmetimit. Në nëntor do të ketë vendim final nëse do të rritet çmimi i energjisë elektrike për vitin e ardhshëm apo jo.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit