12.8 C
Skopje
Saturday, April 27, 2024

Po transportonin emigrantë nga India, arrestohen dy persona në Gjirokastër

Dy persona janë arrestuar në Gjirokastër pasi janë kapur duke transportuar 8 emigrantë nga India në këmbim të parave.

Policia bën me dije se në kuadër të operacionit “Delta” në pranga kanë rënë shtetasit K. P., 22 vjeç dhe E. K., 22 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. R., 21 vjeç, të tre banues në Lushnjë.

Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 3 automjete tipe “Benz” dhe “Audi”, të përdorura për këtë veprimtari të kundërligjshme, si dhe 2 celularë.

“3 automjeteve që drejtonin këta shtetas iu është bërë shenjë për të ndaluar, në aksin rrugor “Tepelenë-Krahës”. Drejtuesit nuk i janë bindur urdhrit por kanë vijuar me shpejtësi lëvizjen. Menjëherë, shërbimet e Policisë iu janë vënë në ndjekje dhe si rezultat është bërë e mundur kapja e dy 22-vjeçarëve. Nga kontrollet, në automjetin që drejtonte shtetasi E. K. dhe në atë që drejtonte shtetasi A. R. u gjetën në total 8 emigrantë nga India, ndërsa nga hetimet dyshohet se shtetasi i arrestuar K. P. kontrollonte rrugën për të sinjalizuar prezencën e Policisë”-njofton policia.

Materialet procedurale kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit