0.8 C
Skopje
Tuesday, January 21, 2025

Përleshja në East Gate / VMRO-ja i kërkon dorëheqjen Spasovskit

VMRO-DPMNE-ja ka reaguar pas përleshjes me armë në qendrën tregtare në Shkup.

Nga kjo parti thonë se ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski duhet të japë dorëheqje.

“Para 3 ditësh ministri tha se tërësisht i kanë shkatërruar grupet kriminale. Sot, në mes të ditës përleshje e re kriminale në qendër tregtare në Shkup. Në këtë qendër tregtare shkojnë të gjitha grupet e njerëzve: të moshuar, të rinj, meshkuj, femra, prindër me fëmijë… Spasovski sërish e mashtroi publikun. Qytetarët nuk janë të sigurt përsëris: Policia nën udhëheqjen e LSD-së dhe BDI-së nuk kanë aspak autoritet. MPB sërish ka vdekur. Në vend që Spasovski të zhvillojë fushatë për president, duhet të japë dorëheqje”, tha Dragan Kovaçki nga VMRO-DPMNE-ja, transmeton TV21.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit