Sot, më 1 tetor në Prishtinë do të mbahet protesta e dytë e madhe kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Protesta, e organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, do të fillojë në orën 16:00 dhe ka për qëllim të mobilizojë qytetarët për të shprehur kundërshtimin ndaj vendimit që dënoi disa figura të njohura me gjithsej 81 vjet burgim për krime lufte.
Përfaqësuesit e platformës kanë theksuar se aktgjykimi është i padrejtë dhe kanë kërkuar veprime nga Qeveria për të mbrojtur të drejtat e të dënuarve.






