Më 26.06.2026 rreth orës 23:15 në udhëkryqin mes rrugëve „Iliria“ dhe „Jane Sandanski“ në Tetovë, zyrtarë policorë kanë vërejtur një grup më të madh të miturish, të cilët kanë tentuar të përleshen fizikisht me një grup tjetër, por pas ndërhyrjes së zyrtarëve policorë ata janë shpërndarë, ndërsa janë ndaluar dy të mitur.
Ndërkohë, R.O. (43) nga Tetova ka denoncuar se nga ana e grupit të të miturve, me sende të forta është dëmtuar automjeti i tij i udhëtarëve „Audi“ me targa të Tetovës.
Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.





