Partia e ish-presidentit Radev fiton zgjedhjet në Bullgari me 37,5 për qind

Me 37,5 për qind të votave, partia e ish-presidentit pritet të sigurojë shumicë prej 105 deputetësh nga gjithsej 250 në Parlament.

Rezultatet paraprake nga zgjedhjet parlamentare në Bullgaria sinjalizojnë një fitore bindëse të ish-presidentit Rumen Radev me partinë e tij të sapoformuar “Progresive Bulgaria”, e cila ka marrë 37,5 për qind të votave.

Shumë pas “progresistëve” renditet koalicioni GERB–SDS i udhëhequr nga ish-kryeministri Bojko Borisov me 16,2 për qind, ndërsa i treti është koalicioni “Vazhdojmë me Ndryshimin – Bullgaria Demokratike” me 14,3 për qind.

Në përbërjen e re të Parlamentit do të hyjnë edhe tre subjekte të tjera politike: Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) me 8,4 për qind, “Vëzrazhdane” me 4,9 për qind dhe Partia Socialiste Bullgare (BSP) me 4,1 për qind.

Nëse këto rezultate konfirmohen, në Parlamentin me 250 vende, “Progresive Bulgaria” do të ketë shumicë të madhe me 105 mandate, por jo të mjaftueshme për të formuar e vetme qeverinë. Pas saj renditen GERB–SDS me 46 mandate, PP–DB me 40, DPS me 24, “Vëzrazhdane” me 14 dhe BSP me 11 mandate.

Nën pragun zgjedhor prej 4 për qind mbeten partitë MEÇ, Aleanca për të Drejtat dhe Liritë (APS), “Velichie”, “Sijanie” dhe partia parlamentare deri më tani “Ima takav narod” e Slavi Trifonov, e cila ka marrë vetëm 1 për qind të votave, sipas rezultateve fillestare.

Pjesëmarrja e votuesve deri në orën 19:00 ishte 46,76 për qind.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit