Sot do të mbajë mot me diell me vranësira mesatare. Pasdite do të ketë paqëndrueshmëri lokale në pjesët perëndimore me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga veriu përgjatë lumit Vardar. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 4 deri në 12 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 18 deri në 26 gradë.
Në Shkup, me diell dhe më ngrohtë me vranësira mesatare. Vranësirat do të shtohen në pasdite. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bjerë në 7 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë në 26 gradë