Zëvendëssekretari i Qeverisë, Hasim Murtezani, ka rikthyer në vëmendje zgjedhjet presidenciale të vitit 2019, duke kritikuar qëndrimin e atëhershëm të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) ndaj kandidaturës së profesorit Blerim Reka.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Murtezani kujton se në atë garë shqiptarët kishin kandidatin e tyre për president, Blerim Rekën, i cili mbështetej nga opozita shqiptare, me përjashtim të BDI-së.
Ai thekson se BDI-ja, në atë kohë, kishte mbështetur kandidaturën e Stevo Pendarovskit, pavarësisht se në garë ishte edhe një kandidat shqiptar.
Murtezani e përdor këtë rast për të kritikuar retorikën e sotme të BDI-së për patriotizmin dhe përfaqësimin shqiptar, duke ngritur pikëpyetje mbi qëndrimet e kësaj partie në raport me kandidaturat shqiptare në zgjedhjet e kaluara.








