11.8 C
Skopje
Sunday, October 6, 2024

Parandalohet kontrabandë me mjete dhe aksesorë celularë në vlerë prej 355 mijë denarë

Është penguar tentimi për kontrabandim të sasisë së madhe të mjeteve dore dhe industriale, si dhe aksesorë celularë në vlerë të përgjithshme prej 355 mijë denarë, që dy shtetas të Maqedonisë u përpoqën t’i fusin ilegalisht në vend përmes pikës kufitare Bllacë, njofton Drejtoria doganore.

 

“Për shkak të dyshimeve automjetet janë ndaluar për kontroll të detajuar. Në të njëjtën kohë, në bagazhin e një automjeti janë zbuluar vegla dore dhe industriale në vlerë të përgjithshme prej 83.841 denarë, të cilat personi nuk i ka paraqitur në organet doganore, me të cilat ka dashur të shmangë pagesën doganore dhe TVSh-në në vlerë të përgjithshme prej 16.241 denarë. Në automjetin e dytë, në zonën pranë ulëses së pasagjerit dhe pas saj, si dhe në pjesën e bagazhit janë zbuluan 453 pjesë aksesorë celularë – kufje, karikues dhe kabllo për karikues, syze mbrojtëse, adaptorë audio, karta memorie micro SD dhe syze mbrojtëse për celularë. Vlera e përgjithshme e aksesorëve celularë të padeklaruar është 271.167 denarë, për të cilat personi është dashur të paguaj gjithsej 51.547 denarë për doganë dhe TVSH”, theksojnë nga Drejtoria doganore.

 

Malli është sekuestruar, ndërsa ndaj personave janë ngritur kallëzime përkatëse.

 

 

 

 

 

 

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit