19.8 C
Skopje
Saturday, May 18, 2024

Para pak vitesh u arrestua në Kosovë/ Marko Djuriç merr detyrën e ministrit të Jashtëm serb

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç, i ka dorëzuar sot detyrën pasardhësit të tij në atë pozitë, ministrit të ri Marko Djuriç.

Në ceremoninë e dorëzimit në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç i ka uruar suksese Marko Djuriç në detyrën e re.

Daçiç tha se ata të dy së ​​bashku me presidentin Vuçiç prej shumë vitesh janë pjesë e një ekipi, i cili në vazhdimësi është marrë me çështjet më të vështira dhe më të rëndësishme shtetërore dhe kombëtare që nga viti 2012.

Ai ka thënë se me Djuriç ka pasur bashkëpunim të suksesshëm në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme, në kohën kur ai ishte ambasador i Serbisë në Uashington.

Vetëm para disa vitesh, në mars 2018, Djuriç u arrestua nga autoritetet në Kosovë pasi hyri në territorin e shtetit duke sfiduar një ndalim nga autoritetet e Kosovës si dhe paralajmërimet e përsëritura.

Djuriç, i cili asokohe shërbente në zyrën për Kosovën në qeverinë serbe, raportohet se u fut në Kosovë duke shmangur pikat kufitare, por sapo arriti në pjesën veriore të Mitrovicës ai u rrethua nga forcat speciale dhe u arrestua.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit