15.8 C
Skopje
Sunday, October 6, 2024

Opozita shqiptare: Të ndalojë presioni ndaj gjykatësve të Gjykatës Supreme

“Tashmë dihet qartë se kush po bën presion ndaj gjyqësorit dhe pse po e bën këtë. BDI-ja dhe LSDM-ja po vazhdojnë t’i shkelin të gjitha vlerat demokratike, pavarësinë institucionale, integritetin e gjykatësve dhe, në përgjithësi, të sistemit të drejtësisë, duke ushtruar zhvatje mbi ta, për ta kthyer Gruevskin dhe për ta shpëtuar shpurën e kriminelëve të tij, gjithë kjo në favor të kalkulimeve elektorale për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Andaj e përshëndesim këtë deklaratë e cila ndihmon që edhe njëherë të zhveshë BDI-në dhe kredibilitetin e saj të munguar, si dhe të dëshmojë që ajo e ka humbur dhe po e humb mbështetjen dhe influencën e saj politike. Ne – opozita e bashkuar shqiptare – gjykojmë se këto janë veprime të pafalshme, andaj qëndrojmë fuqishëm në mbështetje të gjykatësve në Gjykatën Supreme”, thuhet në reagimin e opozitës shqiptare.
Në reagim bëhet thirrje për gjykatësit supremë që të rezistojnë, të mos bien pre e shantazheve dhe kërcënimeve dhe të veprojnë në bazë të akteve dhe normave ligjore.
“Askush nuk guxon ta cenojë në këtë mënyrë pavarësinë e gjyqësorit e aq më pak vetë drejtësinë, ndërsa ata që e bëjnë këtë duhet të marrin dënimin e duhur. Gjithsesi, dënimin më të madh do ta kenë në zgjedhje, nga të cilat na ndajnë pak muaj”, përfundon reagimi i opozitës shqiptare./KlanMacedonia

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit