2.8 C
Skopje
Saturday, December 14, 2024

Lloga: Situata nëpër burgje – të thirret këshilli i sigurisë!

“2.800 TË DËNUAR PRESIN TË VUAJNË DËNIMIN, RREZIK POTENCIAL PËR SHOQËRINË”

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, paralajmëroi se do t’i dërgojë letër Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në të cilën do të kërkojë të thirret mbledhje e Këshillit të Sigurisë.

Në seancën e Këshillit të Sigurisë, sipas Llogës, duhet të diskutohet situata lidhur me mbipopullimin e burgjeve.

“Të shqyrtohet situata me mbi 2800 të dënuar me akt udhëzimi, të cilët nuk janë në vuajtje të dënimit për shkak të mungesës së hapësirave, e të cilët paraqesin rrezik potencial për të gjithë shoqërinë dhe mundësinë që veprat e tyre të mëparshme të vjetërsohen dhe në këtë mënyrë të inkurajohen që t’i përsërisin të njëjtat. Ministri Krenar Lloga do t’i dërgojë një letër të veçantë Ministrit të Punëve të Brendshme dhe drejtorëve të ASK dhe AZ, ku do të kërkohen informacionet e njëjta” – tha Krenar Lloga.

Një paralajmërim I këtillë vjen pasi shumica e deputetëve të Kuvendit dje nuk i dhanë “dritë jeshile” propozimit të Qeverisë për miratimin e ligjit për amnisti me procedurë të shkurtuar.

Para votimit, Ministri Lloga, propozues i ligjit, deputetëve u shpërndau albume me fotografi të burgut të “Idrizovës” ku shihen kushtet e këqija të burgut dhe në këtë mënyrë u bëri thirrje që ta votojnë propozim-ligjin për amjisti, me qëllim të lirimit të kapaciteve të burgjeve.

Pasi ligji nuk kaloi, Ministri Lloga paralajmëroi se sërish do të dorëzojë zgjidhje ligjore në Kuvend, kësaj radhe me procedurë të rregullt. Megjithatë, ka theksuar se epilogu I votimit ka të bëjë me hakmarrje ndaj tij dhe ASH-së për shkak të mosmbështetjes së ndryshimeve në Kodin Penal.  /KlanMacedonia/

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit