Përplasje mes pushtetit dhe opozitës pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese, me të cilin u shfuqizuan 11 emrat e rrugëve dhe sheshit në Tetovë. Këshilltarët e opozitës kanë kërkuar seancë urgjente të këshillit, për të miratuar vendim për rikthimin e emrave të rrugëve.
“Në vitin 2006, BDI e miratoi këtë vendim, me votim të gjithë këshilltarëve, të të gjitha etnive, me marrëveshje të plotë politike dhe me votim sipas parimit të badenterit, sot kërkojmë që ky vendim të ri-miratohet menjëherë, duke pasur parasysh se sipas regjistrimit të fundit, për këtë çështje nuk kërkohet më votim i dyfishtë me badenter në Këshillin e Komunës së Tetovës”, Berat Murati, Këshilltar i AKI-së.





