Deputeti i LSDM-së, Jovan Mitreski, deklaroi se shumica e udhëhequr nga VMRO-DPMNE gjatë gjithë vitit ka refuzuar çdo gjë që vjen nga opozita si propozim. Si përgjigje ndaj kësaj, LSDM sot dorëzoi 12 ligje pikërisht nga programi zgjedhor i VMRO-DPMNE-së. Ndër to janë: 1 denar akcizë për sportin, leje lindjeje për gratë bujke, mbështetje për punëtorët dhe për mbrojtësit e luftës.
“Ne, deputetët e LSDM-së dhe koalicionit, sot dorëzuam 12 ligje që janë premtime të VMRO-DPMNE-së. Mund të tingëllojë paradoksale, por nëse nuk i pranuan propozimet tona, ndoshta do t’i pranojnë të vetat, po ato që ua premtuan qytetarëve dhe për të cilat morën mbështetje të madhe”, deklaroi Jovan Mitreski – deputet i LSDM-së.