Komunikacioni në rrugët shtetërore në vend po zhvillohet pa probleme dhe në rrugë kryesisht të thata, njofton LAMM.
Sipas njoftimit, është rritur intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane, ndërsa në pikat kufitare në anën maqedonase nuk raportohen pritje më të gjata për hyrje apo dalje nga vendi.
LAMM u bën thirrje shoferëve të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe sinjalistikën rrugore, si dhe të kenë kujdes të shtuar në zonat ku mund të ketë rrëshqitje dheu.
Vëmendje e veçantë rekomandohet në segmentet Katllanovë–Veles, Mavrovë–Dibër–Strugë, Vinicë–Berovë dhe Koçan–Dellçevë.






