KQZ ndanë para për deputetët, ja kush përfitoi më shumë

Advertisement

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim për ndarjen e 144 mijë e 657 eurove e 53 centëve për financimin e aktiviteteve dhe punës së deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Vendimi është miratuar në mbledhjen e 87-të të KQZ-së, të mbajtur të premten.

Sipas KQZ-së, bëhet fjalë për 10 për qind të mjeteve financiare nga Fondi për Mbështetjen e Subjekteve Politike të përfaqësuara në Kuvend.

Mjetet do të ndahen për periudhën 13 shtator deri më 31 dhjetor 2026, ndërsa shumat për secilin deputet përcaktohen sipas tabelës së miratuar nga KQZ-ja.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit