Së fundmi në Romë është hapur një restorant luksoz për qentë, pronarët e të cilit besojnë se qentë duhet të hanë si njerëzit, shkruan Guardian
Në veri të Romës, Marco Turano vendosi të ndërthurë pasionin e tij për mikpritjen me dashurinë e të dashurës së tij për qentë. Kështu lindi restoranti Fiuto – i pari në Itali që u shërben qenve.
-Noemi është një dashnore e madhe e qenve dhe ne menduam: pse të mos përpiqemi të kombinojmë dy pasionet tona? Ne kërkuam këshilla nga ekspertët, përfshirë pronarët e restoranteve, veterinerët dhe ata që ofrojnë ushqim për qentë, nuk i lamë asgjë rastësisë – thotë Turano.