11.8 C
Skopje
Saturday, May 25, 2024

Një burrë nga Shkupi u kap me një kamion plot me emigrantë: brenda kishte mbi 60 persona, mes tyre edhe fëmijë

Është ndalur një 41 vjeçar nga Shkupi, i cili gjatë mbrëmjes së djeshme është kapur duke transportuar emigrant në kamion.

Sipas informacioneve të MPB-së, policia e ka kapur mbrëmë rreth orës 20:40 në rrugën lokale nga fshati Stojakovë-Bogdanci.

Gjatë kontrollit, në kamionin “Scania” me targa Svetinikoli me gjysmërimorkio, me drejtues shtetasin A.D., janë gjetur 63 emigrantë, nga të cilët 55 meshkuj, gjashtë femra dhe dy të mitur.

Pas udhëzimeve të prokurorit publik, A.D. është ndaluar në një stacion policor, ndërsa mërgimtarët janë vendosur në qendrën pranuese-transitore në Gjevgjeli. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës./Telegrafi/

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit