15.8 C
Skopje
Saturday, April 13, 2024

Spasovski: Këtë vit kemi parandaluar 10.455 tentime për kalime të paligjshme kufitare

Në një intervistë për gazetën gjermane “Neue OZ”, ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski është pyetur për bashkëpunimin momentalë të migrimeve ilegale.

“Gjendja aktuale e kufijve tanë nuk është e krahasueshme me situatën e viteve 2015/16. Gjatë asaj periudhe, më shumë se një milion njerëz udhëtuan përmes rrugës ballkanike për në Bashkimin Evropian. Në Maqedoninë e Veriut kemi regjistruar 10,000 deri në 12,000 kalime kufitare në ditë. Sot, shifrat janë shumë më të vogla, por Maqedonia e Veriut mbetet një vend i rëndësishëm tranzit drejt vendeve anëtare të BE-së. Këtë vit kemi parandaluar 10.455 tentativa për kalime të paligjshme kufitare, shumica e të cilave kanë qenë në kufirin jugor me Greqinë, pra këtë vit po shohim një trend prej gati 50% ulje të tentativave për kalime të paligjshme krahasuar me vitin e kaluar”, tha, ministri Spasovski.

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit