Zëvendëssekretari i Qeverisë së RMV-së, Hasim Murtezani, së bashku me drejtorin e NP-së “Parqe dhe Gjelbërime”, Muamer Seferi, kanë nisur një aksion për pastrimin dhe mirëmbajtjen e stadiumit në fshatin Sfillare, të njohur si Stadiumi në Juri.
Qëllimi i aksionit është rikthimi i stadiumit në funksion dhe krijimi i kushteve më të mira për sport, rekreacion dhe aktivitete të ndryshme për qytetarët, veçanërisht për të rinjtë.
Murtezani deklaroi se aksione të ngjashme do të realizohen edhe në hapësira të tjera, me synim përmirësimin dhe mirëmbajtjen e ambienteve publike.






