12.8 C
Skopje
Friday, May 17, 2024

Nikoloski: Me Ali Ahmetin nuk do të ketë bashkëpunim në asnjë variant, mënyrë apo formë

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së dhe bartësi i nj. z. 4 nga Aleksandar Nikoloski dekalron se partia e tij nuk do të bëjë koalicion me liderin e BDI-së Ali Ahmeti dhe këtë premtim do ta mbajë, njëjtë siç i ka mbajtur premtimet e deritanishme.

“Çdo bashkëpunim me Ali Ahmetin është i përjashtuar në çdo variantë, në çfarëdo formë, në asnjë mënyrë nuk do të ketë asnjë bashkëpunim me Ali Ahmetin. Ne jemi shumë seriozë që BDI do të shkojë në opozitë, jam i vetëdijshëm se deri në raundin e parë shumica e elitës politike dhe një pjesë e qytetarëve në Maqedoni mendonin se po bënim bllof dhe se po e bënim për pikë politike. Jam i vetëdijshëm se në këtë moment ka qytetarë që ende mendojnë se këtë po e bëjmë si lojë politike, por këtë do ta realizojmë dhe mbështetja jonë pas zgejdhjeve do të rritet sepse qytetarët do të shohin që po e mbajmë fjalën ashtu siç e mbajtëm se nuk do të ketë ndryshime Kushtetuta nën diktimin bullgar dhe nuk pati”, tha nënkryetari i VMRO-DPMNE-së dhe bartësi i Nj.Z. 4 nga VMRO-DPMNE, Aleksandar Nikoloski i ftuar në emisionin “Espresso me Zllatevin dhe Bocevskin” në radio Lider.

Nikoloski shtoi se nga tubmimi në Stumicë kanë marrëe dhe një energji të madhe se dallimi në rrethin e dytë të zgjedhjeve do të jetë edhe më i madh. Ai theksoi se VMRO-DPMNE pret të marrë mbi 400.000 vota në zgjedhjet parlamentare dhe shtoi se Siljanovska Davkova do të marrë mbi 450.000 vota.

“Është realie të pritet që në zgjedhjet parlamentare të jemi mbi 400 mijë vota. Së pari, do të jetë një rezultat i fituar nga opozita, së dyti nga opozita më e ashpër e çdo strukture politike që ka ekzistuar në vend dhe së treti nga një census i ndryshëm. Deri në këtë regjistrim kemi menduar se kemi dy milionë e njëqind mijë banorë, por ky regjistrim na ka treguar se kemi një milion e tetëqind mijë banorë”, tha Nikoloski.

Nikoloski theksoi se votuesit që votuan për disa kandidatë për të cilët mendonin se ishin kandidatë të opozitës, tani e kuptojnë se janë kandidatë të rrejshëm të opozitës dhe tani do të votojnë për kandidaten e vërtetë të opozitës, atë Gordana Siljanovska Davkova.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit