12.8 C
Skopje
Friday, May 17, 2024

Gashi: Lidhja me Kosovën dhe Shqipërinë është prioritet kryesor

Kufiri mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut ka qenë vizita e radhës që e
ka bërë kryetari i “Alternativës”, Afrim Gashi.
Ai në këtë pikë kufitare ka shkuar për ta dërguar edhe një mesazh se
lidhja me Kosovën dhe Shqipërinë është prioritet për koalicionin VLEN.

Gashi me këtë rast ka treguar se si nuk është duke u respektuar
marrëveshja e ratifikuar në Kuvend për integrimin e kufirit.
“Në dhjetor të vitit që shkoi kuvendi ynë republikan e ka ratifikuar
marrëveshjen me Kosovën për integrimin e kufirit. Megjithatë, siç e
shihni, BDI-ja nuk e respekton atë dhe vazhdon t’i maltretojë qytetarët
e të dyja vendeve. Kaq nga patriotizmi i tyre”.
I parti i “Alternativës” ka thënë se BDI bashkë me Vuçiqin e kanë
integruar kufirin me Serbinë, por jo edhe atë të Kosovës e Shqipërisë.
“Derisa ata, me Ballkanin e Hapur të Vuçiqit, e integruan kufirin me
Serbinë, ne jemi këtu t’ju themi se për koalicionin VLEN lidhja me
Kosovën dhe Shqipërinë është ndër prioritetet tona më të larta. Andaj
ne besojmë se ky angazhim ia vlen”, ka thënë Gashi.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit