Nikolloski: Duhet t’i zhvilojmë dy korridoret panevropiane

Advertisement

Duhet t’i zhvillojmë dy korridoret panevropiane për të siguruar përparim ekonomik për Maqedoninë, por edhe stabilitet politik për vendin në periudhën e ardhshme, sepse në zhvillime të tilla të ndërlikuara gjeopolitike, asgjë nuk është e garantuar ose asgjë nuk bëhet një herë e përgjithmonë, tha zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski.

Në panel diskutimin, Nikolloski tha se Maqedonia nuk është pa dalje në det, por është fat që kalojnë nëpër të dy korridore të rëndësishme në të cilat duhet të bëhen investime.

“Rajonalisht, Maqedonia kufizohet me Bashkimin Evropian si në jug ashtu edhe në lindje, jemi të rrethuar nga vende kandidate për anëtarësim në BE, pra jemi të rrethuar nga Bashkimi Evropian dhe është e natyrshme që duam të bashkëpunojmë. 76 përqind e eksporteve të Maqedonisë shkojnë në vendet anëtare të Bashkimit Evropian, 46 për qind e importeve vijnë nga vendet-anëtare të Bashkimit Evropian dhe është e natyrshme që duam të shfrytëzojmë lidhjen. Maqedonia ka një pozicion gjeografik unik që asnjë vend tjetër në rajonin e Evropës Juglindore nuk e ka, dhe kjo është diçka që mundemi dhe duhet ta përdorim. Prandaj politika strategjike e Qeverisë është zhvillimi i këtyre dy korridoreve”, tha Nikolloski.

Duke folur për zhvillimin e korridoreve, ai theksoi investimet që po bëhen në rrjetin rrugor dhe hekurudhor.

Lidhur me Korridorin 10, ai tha se me mbështetjen e BE-së, po punohet për modernizimin e autostradës dhe se në kuadër të Planit të Rritjes, janë përfunduar pesë ligje për sistemet inteligjente të transportit, në të cilat, përveç Ministrisë së Transportit, po punojnë edhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dhe Ministria e Punëve të Brendshme.

“Ekziston edhe rindërtimi dhe përmirësimi i korridorit hekurudhor, ku duhet të marrim një hekurudhë me shpejtësi të lartë për pasagjerë nga 160 në 200 km/orë dhe qarkullim mallrash nga 120 km/orë. Lidhur me Korridorin 8, po punojmë si në autostradë ashtu edhe në hekurudhë. Jemi përpara sa i përket autostradave, por ka ende shumë punë për të bërë. Dje vizitova autostradën Ohër-Kërçovë, po bëjmë përparim të shkëlqyer atje. Gjithashtu, po ndërtohet edhe pjesa nga Bukojçani në Kërçovë, nga Bukojçani në Gostivar, nga Gostivari në Tetovë. Në anën lindore, punuam me BE-në në pjesën nga Stracin në Kriva Pallankë dhe në rrugën anësore të Kriva Pallankës, ndërsa tani do të punojmë së bashku në pjesën nga Stracin në Kumanovë, gjegjësisht në Romanovcë”, theksoi Nikolloski.

Së bashku me Bankën Botërore dhe Bashkimin Evropian, po punohet për modernizimin dhe zgjerimin e vendkalimit të Qafë Thanës dhe vendkalimit të Deve Bairit.

Paneli i diskutimit është organizuar nga Instituti për Demokraci “Societas Civilis” – Shkup dhe Fondacioni Konrad Adenauer.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit