Siljanovska-Davkova nesër në Budapest për 70-vjetorin e Revolucionit Hungarez

Advertisement

 

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, nesër, më 23 tetor 2026, do të qëndrojë në Budapest, ku do të marrë pjesë në shënimin e 70-vjetorit të Revolucionit Hungarez të vitit 1956.

Në kuadër të programit ndërkombëtar do të mbahet një seancë solemne e Asamblesë Kombëtare të Hungarisë, si dhe ceremonia qendrore përkujtimore në sheshin “Lajos Kossuth”.

Presidentja Siljanovska-Davkova do të marrë pjesë edhe në një drekë pune për krerët e delegacioneve, të organizuar nga presidenti i Hungarisë, Andrash Baka.

Me rastin e këtij përvjetori, do të organizohet një ceremoni solemne në Operën Shtetërore Hungareze. Programi do të përmbyllet me një pritje në Muzeun e Arteve të Bukura, në sheshin “Heronjtë”, ku nikoqir do të jetë kryeministri hungarez, Peter Magjar.

Gjatë vizitës në Hungari, Siljanovska-Davkova do të zhvillojë gjithashtu një takim me përfaqësues të diasporës maqedonase në këtë vend.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit