Nikolloski: Autostrada Ohër-Kërçovë do të jetë gati në gjysmën e parë të vitit 2027

Advertisement

Autostrada Ohër-Kërçovë pritet të jetë e përfunduar dhe të vihet në funksion në gjysmën e parë të vitit 2027, njoftoi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikoloski.

Sipas tij, pjesa më e vështirë e projektit, nga Preseka drejt Kërçovës, përfshirë segmentin Izvor-Vërbjan me gjatësi rreth 10 kilometra, pritet të hapet për qarkullim në muajt e ardhshëm.

Në këtë pjesë të autostradës përfshihen tuneli i Presekës, disa galeri, ura dhe viadukte. Projekti i autostradës Kërçovë-Ohër është në ndërtim që nga viti 2014.

Nikoloski tha se segmenti deri te aeroporti tashmë është përfunduar dhe se po vazhdojnë punimet në pjesët e mbetura të autostradës.

Ndërkohë, kostoja e projektit pritet të arrijë në rreth 760 deri në 770 milionë euro, krahasuar me vlerën fillestare prej 374 milionë eurosh.

“Po punojmë intensivisht për përfundimin e autostradës. Seksioni më i vështirë do të hapet në muajt në vijim dhe pres që e gjithë autostrada të hapet gjatë gjysmës së parë të vitit të ardhshëm”, deklaroi Nikoloski.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit