Pas ndërprerjes së seancës së fundit të Këshillit Komunal, e cila u shoqërua me raportime për mosmarrëveshje mes partnerëve të koalicionit, përfaqësues të subjekteve politike kanë deklaruar se situata mes tyre është stabilizuar dhe se bashkëpunimi vazhdon normalisht.
Megjithatë, vazhdimi i seancës së Këshillit ende nuk është mbajtur.
Sipas informacioneve të bëra publike, një nga çështjet për të cilat pretendohet se ka pasur mospajtime lidhet me emërimin e drejtorit të Gjimnazit „Goce Dellçev“. Sipas këtyre pretendimeve, posti ishte paraparë t’i takonte VMRO-së në kuadër të marrëveshjes së koalicionit, ndërsa ZNAM ka emëruar një kandidat nga radhët e saj.
Ndërkohë, përfaqësuesit e subjekteve politike kanë dhënë deklarata të ndryshme lidhur me funksionimin e bashkëpunimit dhe situatën brenda shumicës në Këshill.
Vazhdimi i seancës pritet të japë më shumë qartësi mbi situatën dhe funksionimin e shumicës në Këshillin Komunal.






