Nga mesnata, ulen çmimet e karburanteve

Advertisement

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës sëMaqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht1,85 % në raport me vendimin e datës 28.9.2026.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 1,50 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) ulet për 3,00 den/l.

Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulet për 3,00 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,285 den/kg dhe do të jetë 49,597 den/kg.

Nga data 6.10.2026, nga ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 98,50 (denarë/litër)

EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 100,50 (denarë/litër)

EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 97,00 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 108,50 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU do të shitet për 49,597 (denarë/kilogram)./

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit