Nga mesnata e sotme, çmimet e benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 3 denarë për litër, ndërsa çmimi i EURODIZELIT (D-E V) rritet për 6 denarë për litër, ka vendosur Komisioni Rregullator për Energjetikë.
Çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) rritet për 8 denarë për litër, ndërsa çmimi i mazutit M-1 NS rritet për 1,591 denarë për kilogram dhe tani do të kushtojë 46,001 denarë për kilogram.
Me çmimet e reja, një litër EUROSUPER BS-95 do të kushtojë 97 denarë, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 99 denarë, ndërsa EURODIZEL BS (D-E V) do të kushtojë 101 denarë për litër.
Vaji ekstra i lehtë (EL-1) do të kushtojë 105 denarë për litër, ndërsa mazuti M-1 NS do të shitet për 46,001 denarë për kilogram.






