Nesër ndryshon moti: Stuhi, reshje të dendura dhe erë deri në 40 km/h

Advertisement

Vapa e ditëve të fundit pritet të marrë fund. Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, nesër vendi do të karakterizohet nga mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu.

Në disa zona reshjet do të jenë më intensive dhe do të shoqërohen me mot të lig, shi të rrëmbyeshëm me mbi 15 litra për metër katror, bubullima dhe erë të fuqishme.

Do të fryjë erë e moderuar nga drejtimi verior, ndërsa përgjatë luginës së Vardarit herë pas here do të jetë e përforcuar, me shpejtësi deri në 40 kilometra në orë.

Temperaturat minimale do të zbresin deri në 12 gradë Celsius në Berovë, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 33 gradë në Gjevgjeli. Në Shkup pritet mot i ngjashëm, me temperaturë maksimale deri në 26 gradë Celsius.

Meteorologët paralajmërojnë se gjatë ditëve në vijim temperaturat e ditës do të shënojnë rënie. Më pas pritet periudhë me mot kryesisht me diell dhe vranësira të vogla deri mesatare.

Të martën dhe të enjten, në disa zona të vendit sërish do të ketë kushte për reshje shiu.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit