Ushtria izraelite njoftoi se ka vrarë Muhammad Yazouri, komandantin e brigadës së Hamasit në Khan Junis, në jug të Rripit të Gazës.
Sipas autoriteteve izraelite, Yazouri ishte përgjegjës për planifikimin e dhjetëra sulmeve ndaj ushtarëve izraelitë dhe kishte rol të rëndësishëm në rindërtimin e brigadës së Hamasit në Khan Junis, e cila ishte dobësuar gjatë luftimeve në Gaza.
Ushtria izraelite bëri të ditur gjithashtu se të mërkurën është vrarë Farah Hamed, një tjetër pjesëtar i strukturave ushtarake të Hamasit.
Sipas Izraelit, Hamed kishte mbajtur më herët një rol të rëndësishëm në strukturat e Hamasit në Bregun Perëndimor dhe ishte përfshirë në sulme vdekjeprurëse ndaj izraelitëve.
Hamed ishte arrestuar më parë, ndërsa në vitin 2011 u dërgua në Gaza në kuadër të një shkëmbimi të të burgosurve. Pas transferimit, ai vazhdoi aktivitetin e tij brenda strukturave ushtarake të Hamasit.






