Halloween-i në Maqedoninë e Veriut, maska, argëtim dhe aktivitete për fëmijë e të rritur

Advertisement

 

Halloween-i, që shënohet më 31 tetor, është shoqëruar edhe këtë vit me aktivitete të ndryshme në Maqedoninë e Veriut, duke sjellë atmosferë festive, maska kreative dhe programe argëtuese për grupmosha të ndryshme.

Në Shkup, disa qendra tregtare dhe hapësira publike kanë organizuar aktivitete tematike, ku vëmendje e veçantë u është kushtuar fëmijëve dhe familjeve.

Një nga aktivitetet e realizuara ishte programi në Capitol Mall, ku u prezantua shfaqja teatrale për fëmijë „Magjistari i Mirë“, e shoqëruar me një punëtori kreative.

Ndërsa në Skopje City Mall u organizua punëtoria „Maska nga bota e egër“, ku fëmijët patën mundësi të krijojnë maska të frymëzuara nga kafshët dhe natyra.

Halloween-i është shndërruar gjithnjë e më shumë në një mundësi për organizimin e aktiviteteve kreative, argëtuese dhe sociale, ku përmes kostumeve, lojërave dhe artit krijohet një atmosferë ndryshe nga përditshmëria.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit